Dënohet me nëntë vjet burg për trafikim me armë ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në SHBA
Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në SHBA, Albert Veliu, do të kalojë nëntë vjet prapa grilave për trafikim me armë dhe pastrim parash.
New York Daily News shkruan se ai të enjten është dënuar nga Gjykata Federale e Brooklyn-it. Veliu në Gjykatë kishte thënë se është shumë i turpëruar.
“Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”, ka thënë Veliu, transmeton Klan Kosova.
37 vjeçari jetonte në Staten Island të New York-ut, ai në vitin 2017 ishte kapur teksa organizonte shitjen e një numri të madh të armëve AK-47 dhe një rakete. Ai po ashtu shkruhet se ka shpërlarë edhe 800 mijë dollarë amerikanë.