Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ka bërë një hap tjetër në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin kinez te klubi FC Zhejiang.
Manaj do të përfitojë një pagë vjetore prej afro 4 milionë eurosh, duke u renditur kështu ndër futbollistët më të paguar shqiptarë në histori.
Ky transferim shënon një kapitull të ri për Manajn, i cili pas paraqitjeve solide në kampionatet evropiane dhe me fanellën kuqezi, vendos të provojë një eksperiencë të re në Azi, shkruan IndeksOnline.
FC Zhejiang synon të forcojë repartin ofensiv me afrimin e sulmuesit shqiptar, ndërsa nga Manaj pritet të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës në sezonet e ardhshme.

















