Ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë babai i këngëtares Shkurte Gashi.
Me këtë rast u bë një reagim nga vet artistja, duke i bërë një dedikim prekës në rrjete sociale.
Ajo thekson se kjo vdekje e papritur i ka këputur shpirtin e duke e cilësuar si udhërrëfyesin më të mirë të jetës.
Postimi i plotë i Gashit (pa ndërhyrje):
“Ah babush i dashur…Vdekja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh.
Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime.

















