Një punëtor në Walt Disney World në Florida po shërohet pasi u godit nga një top 180 kg gjatë një shfaqjeje, konfirmoi Disney.
Pamjet e incidentit u bënë virale.

Incidenti ndodhi gjatë “Indiana Jones Epic Stunt Spectacular!”, në të cilin rikrijohet drejtpërdrejt një skenë e famshme nga filmi i vitit 1981 “Raiders of the Lost Ark”.
Pamjet tregojnë një shkëmb të madh artificial, pjesë e sheshxhirimit, që rrotullohet jashtë kontrollit dhe rrokulliset drejt audiencës.
the video of that Disney worker getting hit by the Indiana Jones boulder is wilder than I thought it would be pic.twitter.com/YPNC1N9iop
— VVO)))LFMAN (@TheWolfman) December 31, 2025
Në atë moment, njëri nga punëtorët qëndroi përpara tij dhe e ndaloi me trupin e tij, duke e penguar të arrinte te audienca.
Gjatë këtij procesi, ai u rrëzua përtokë.
Punëtori nuk mundi të ngrihej menjëherë pas përplasjes, dhe videoja tregon punëtorë të tjerë që nxitojnë për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.com
“Ne jemi të përqendruar në mbështetjen e anëtarit të ekuipazhit tonë, i cili po shërohet. Siguria është në zemër të gjithçkaje që bëjmë, dhe kjo pjesë e shfaqjes do të modifikohet ndërsa ekipi ynë i sigurisë përfundon shqyrtimin e asaj që ndodhi”, tha Disney.





















