• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

J G nga J G
29 December 2025
në Kulturë
0 0
0
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan; Osman Goranci

Mbresa nga vizita e Ekspozitës personale të piktorit Agron Mulliqi, “Rrugëtimi në dialog me dohën”, 15-28 dhjetor, në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukurua në Prishtinë.

Që në hyrje të galerisë, pamë të aranzhuara me plot stil dhe shije 45 piktura, kryesisht të punuara me teknikën vaj dhe akrill, e që formonin një tërësi vizuele, të bukur e kreative, ku çdo tabllo veç e veç, ashtu edhe sikur ekspozita në tërësi, na përçojnë mesazhe të bukura, por edhe të fuqishme emancipuese e përmbajtësore, kulturore e jetësore. Tablotë e prezantuara para artdashësve të shumtë prishtinas, miqve, kolegëve, si dhe mysafirëve të rastit ose qëllimor, që në dukjen e parë, lënë gjurmë të fshehura thellë në ndërdijen e çdo vizitori, por dhe te vetë piktorit Mulliqi, i cili me një stil të përkryer, shprehje, ose dialog me kohën, ecën nëpër kohë, dhe me vetë veten e tij, ku e kaluara dhe e tashmja, me një strukturë të veçantë të vijave dhe ngjyrave, ngjizen në mënyrë strukturore e organike.

Mes identitetit kulturor dhe shprehjes moderne!….

Vetë titulli i ekspozitës, sa simbolik aq edhe rrefimor në formën abstrakte, “Rrugëtimi në Dialog me Kohën”, ngërthen një univers krijues, ku piktori me brushë dhe ngjyra të hedhur në pëlhurën e bardhë, vibron mjeshtërisht nëpër damarët e formës, e të kohës, duke krijuar kompozicione të hapura, por të plotësuara me një drejtpeshim, rritëm, dhe kolorit të pasur pikturor, për ta ndërtuar një narrativë vizuale, ku forma shumëfishohet dhe merr me veti lëvizjet magjike, duke ndërtuar ura të reja, mes identitetit kulturor dhe shprehjes moderne. Në këtë kontekst, Agron Mulliqi, i cili arsimin akademik e mori në Akademinë e Arteve në Prishtinë në klasën e Prof. Muslim Mulliqit, nuk i imiton, por përmes përvojës si një artist i rryer, fuqishëm dialogon herë me traditën moderne e herë me atë bashkëkohore, duke na rikujtuar dhe servuar realitetin kulturor në Kosovës.

Në këtë dialog imagjinativ, gjithnjë duke krijuar tension të lehtë e simbolik, mes natyrës dhe teknologjisë, dhe duke përdorur një gjuhë lineare e konstruktive, ku bota e brendshme ashtu edhe ajo e jashtme i tij, gjallëron me vija gjeometrike, të strukturuara me imagjinatë, me forma të ndezura si vet jeta ekzistenciale. Aty e vjetra, konfigurohet në forma të reja vizuale e të qëndrueshme, duke reflektuar një rrugëtim të gjatë artistik, si një proces i transformimit nëpër dialog të heshtur arti me kohën.

Pjekuri artistike prej katër dekadash

Dinamizmi figurativ e jo figurativ, me ngjyra të ngrohta e herë të ftohta, të errëta e herë të çiltëra, çdo pikturë, shndërrohet në një tregim, ose arie, në një vizion, hapësirë ose kohë, me fragmente simbolike, ku me teknika të përziera, përshfaqen realiteti dhe kodet metafizike, të trashëgimisë të pasur kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjërë.

Kjo ekspozitë që ka një titull sa simbolik aq edhe abstrakt, “Rrugëtimi në Dialog me Kohën”, dëshmon pjekurinë e tij artistike prej më shumë se katër dekada, dhe aftësinë vizuale për të krijuar një dialog të qartë, të afërt dhe të ndjeshëm, jo vetëm me arkivën kohore dhe poetikën shpirtërore, por edhe me shikuesin, adhurues i artit vizuel, duke hapur horizonte të reja e reflektuese nëpër art, për artin, gjithnjë me ngulm dhe reflektim konceptual, por edhe simbolik, duke e ruajtuar origjinalitetin e tij autorial.

Pra, duke shetitur nëpër pikturat e Agron Mulliqit, që duken të lëvizshme dhe me ngjyra, si shtresa kohore, krijohet përshtypja së ajo që nuk mund të tregohet me fjalë, mund të tregohet e ndjehet vetëm me brushë, me ngjyrë dhe formë në pëlhurën e bardhë. Ndaj sa me gjatë që qëndrojmë para një pikture në këtë ekspozitë, me një përqendrim abstrakt, ajo për çudi bëhet më reale dhe ndoshta edhe e njohur për artdashësin.

Në këto kohëra të vështira tranzicioni, të shtetndërtimit, ku shpesh antivlerat po i ngulfasin vlerat e mirëfillta, kohë e zhillimit të hovshëm të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale pa fund, sikur shumë artistë tjerë të vlerave të mirëfillta artistke e njerëzore, edhe Agron Mulliqi, me ndërtimin e urave të reja mes identitetit kulturor dhe shprehjes moderne, me besnikëri po e mbanë anën e vlerave të mirëfillta dhe të humanizmit, duke u afruar adhuruesve të artit dhe njerëzimit, udhëtim të këndshëm ndjenjash, nëpër të BUKURËN E ARTIT.

Në fund të shtojmë se në këtë ekspozitë në Galerinë e FAB, Agron Mulliqi, sikur edhe në dhjetra ekspozita të tjera të mëhershme personale, kolektive e humane, u prezantua vetëm me një pjesë të gamës së gjerë të veprave, duke dëshmuar një pjekuri univerzale artistike, në artin modern, me një stil të veçantë të krijimtarisë, që lidhet me historinë, traditën, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën kolektive, veçmas me kohën, nëpër kohë dhe hapësirë.

 

Tags: Ekspozita
Postimi i mëparshëm

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

Postimi tjetër

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

Të ngjajshme Postime

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”
Muzikë

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

27 December 2025
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli
Libri

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale
Kulturë

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

23 December 2025
“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”
Festival

“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”

17 December 2025
U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra 
Libri

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra

12 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu
Libri

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Postimi tjetër
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

Lajmet e fundit

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

30 December 2025
ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

30 December 2025
Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

29 December 2025
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu