Ka filluar ceremonia e varrimit Jahja Mustafa, babait të Salih Mustafës – Cali i cili është dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoni po marrin pjesë shumë qytetarë e ish – ushtar të UÇK-së por i pranishëm nuk është edhe i biri i tij Cali të cilit iu mohua e drejta e tij për ta vizituar babain sa ishte i sëmurë, e madje edhe që kishte minutat e fundit të jetës së tij.





















