PDK në mobilizim masiv në Prizren: Fitorja e 28 dhjetorit po merr formë në terren
Partia Demokratike e Kosovës po marshon fuqishëm drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke dëshmuar një mobilizim të jashtëzakonshëm në qytetin e Prizrenit.

Gjatë takimeve të fundit në terren, nëndegët në Velezhë, Korishë, Malësi e Re, Caparc, Shpenadi dhe Trepeticë, si dhe ato në Lubizhdë, Gërnqar e Skorobisht, janë konfirmuar si shtylla të pathyeshme të këtij rrugëtimi elektoral. Energjia pozitive dhe gatishmëria e treguar nga qytetarët e këtyre zonave konsiderohen si garancia kryesore për realizimin e misionit për një Kosovë të zhvilluar dhe me dinjitet për të gjithë.

Ky mobilizim i madh vjen si rezultat i besimit në vizionin e kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza. Përmes një lidershipi të matur dhe një programi konkret, synohet që Kosovës t’i kthehet dinjiteti i merituar dhe të garantohet zhvillimi ekonomik që ka munguar viteve të fundit. Përkrahësit e këtij vizioni vlerësojnë se ndryshimi nuk është më thjesht një aspiratë, por një realitet që po konkretizohet përmes bashkimit të qytetarëve rreth projektit të PDK-së.

I kënaqur me ecurinë e procesit në terren, kandidati Fetah Paçarizi është shprehur i lumtur me përkrahjen e gjerë që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit. Ai ka theksuar se masiviteti i treguar në takimet e fundit është tregues i qartë i vullnetit të qytetarëve për të mbështetur platformën e tyre. Paçarizi ka vlerësuar lart angazhimin e strukturave, duke u shprehur se ky mobilizim është forca që do të vulosë fitoren e 28 dhjetorit.
/Artikull i sponsorizuar/



















