1. Përse frika për të gabuar është kaq e përhapur sot
Shpesh ndodh që, edhe përpara një zgjedhjeje të vogël çfarë të hash për drekë, ose në çfarë pune të bësh, mendja të bllokohet. Një ndjesi e brendshme të bën të ndihesh: çdo opsion duket si rrezik, dhe secila zgjedhje si provë për të qenë “mjaftueshëm i saktë”.
Në shoqërinë moderne, çdo vendim shpërndahet, komentohen dhe krahasohen veçanërisht në rrjete sociale kështu që duket sikur zgjedhja jonë duhet të jetë përherë “e duhura” dhe përfundimtare. Kjo ushqen besimin se mosgabimi është e vetmja rrugë dhe frika bëhet normale.
Për më tepër, shumë prej nesh kanë brenda një presion për të qenë “perfekt”: të mos gabojnë kurrë, të mos humbin kohë, të mos ndryshojnë rrugë, të mos dështojnë. Një ideal që shpesh është i paarritshëm.
2. Çfarë ndodh kur kjo frikë bëhet dominuese
Frika e të gabuarit mund të na paralizojë: e kthen çdo vendim në barrë, çdo zgjedhje në stres, çdo mundësi në pasiguri. Ndonjëherë çon në dyshime të vazhdueshme, ankth, dhe në ndjesinë që mos guxojmë të veprojmë, ose e shtyjmë vendimin për “kur të jemi gati”.
Gjithashtu, kur gabimi perceptohet si dështim personal jo si pjesë normale e jetës, ndjenja e fajit, turpit apo pakënaqësisë me veten bëhet e përhershme. Kjo ndikon negativisht në vetëbesimin dhe mirëqenien psikologjike.
Më pas të ndryshojmë mënyrën se si i vlerësojmë zgjedhjet: jo si prova përfundimtare, por si hapa të jetës, që mund të rregullohen, ndryshohen, përmirësohen. Jo çdo zgjedhje është e suksesshme apo nëse jo, shpesh mund të ndreqet.
Së fundi të shohim gabimet si mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur. Gabimet ndihmojnë të kuptojmë më mirë veten, të dimë se çfarë funksionon dhe çfarë jo, të rritim fleksibilitetin.
4. Udhërrëfyes për strategji që menaxhojnë frikën e të gabuarit
Redefino idenë e “zgjedhjes së saktë”, shumë vendime nuk janë përherë “të duhura”, mund të jenë përkohëse dhe mund të rishikohen.
Hiq etiketen “unë jam dështimi” nga gabimi gjyko aksionin, jo personin. Kjo të ndihmon të mos biesh në autopërkufizime që bëjnë keq.
Prano që të gabuarit është normal pjesë e rrugës së të mësuarit dhe përvojës. Çdo person i suksesshëm ka bërë gabime para çdo arritjeje.
Ul shkallën e perfeksionizmit pretendet që çdo gjë të jetë “perfekte”, kjo është shpesh burim frike. Më mirë të jesh i vërtetë dhe i guximshëm.
Lejo gabimet personale mos i shmang me çdo kusht, por analizo, mendo, mëso dhe ec përpara. Çdo eksperiencë, e suksesshme apo jo, të mëson diçka.
5. Gabimi nuk është fundi është pjesë e rrugës
“Të kesh frikë të gabosh” është një barrë që shumë prej nesh e mbajnë pa e kuptuar por nuk është një “gabim” në vetvete. Është thjesht problem i mënyrës si e përcjellim dhe e perceptojmë.
Nëse mësojmë ta trajtojmë gabimin si mundësi për të reflektuar, për të rritur veten humbim frikën që paralizon, dhe fitojmë lirinë të zgjedhim me qetësi, të provojmë, të jemi të guximshëm.
Në fund të ditës të gabuarit është pjesë e natyrshme e çdo rrugëtimi. Dhe ajo që vlen nuk është ta shmangim, por ta përqafojmë me vetëdije dhe kurajo.




















