Të martën rreth orës 18:00, në fshatin Korreticë e Poshtme të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe një këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: E. Gj femër (1968) , e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ngasësi i automjetit Golf , F.G , 38 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./InLajmi