Në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti ku janë mësuar çiftet gjysmëfinale që do të garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026.
Shqipëria do të përballet me Poloninë për fazën e playoff të Botërorit, ndërsa Kosova do të luajë me Sllovakinë.
Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive dhe për rrjedhojë do garojnë për “ëndrrën amerikane”. Të dyja skuadrat janë në Vazon e Tretë dhe kanë shmangur një përballje mes tyre.

















