Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, u diskutua për datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve jashtëzakonshme.
Edhe pas takimit, Hamza deklaroi se partia e tij ka kërkuar që data për zgjedhje të jetë 21 dhjetori, transmeton klankosova.tv.
Sipas tij, ka pasur mjaftueshëm kohë të humbur, barrë që i bie Lëvizjes Vetëvendosje.

















