• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 13 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Plani i paqes për Gazën të bazohet në rastin e Kosovës, thotë ish-oficeri amerikan

J G nga J G
6 November 2025
në Bota
0 0
0
Plani i paqes për Gazën të bazohet në rastin e Kosovës, thotë ish-oficeri amerikan
0
SHPERNDARJE
2
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shtyn përpara një plan të ri paqeje për Gazën, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së krijimin e një misioni ndërkombëtar stabilizues për këtë territor, nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara.

Ambasadori i ShBA-së në OKB, Mike Waltz, u ka paraqitur aleatëve një draft-rezolutë që synon të avancojë këtë plan, i cili parashikon autorizimin e një force të sigurisë me mandat dyvjeçar për të garantuar paqen dhe rindërtimin pas luftës.

Siç raportojnë “Reuters” dhe “Associated Press”, drafti i rezolutës do t’i japë mandat kësaj force të përdorë “të gjitha mjetet e nevojshme” për të siguruar Gazën, mbrojtur civilët dhe për të filluar procesin e çmilitarizimit të grupeve të armatosura, sapo të ndalen luftimeve e mëdha. Sipas planit, do të formohet edhe një “Bord i Paqes” tranzitor, që do të bashkëpunojë me Egjiptin, Izraelin dhe një forcë policore palestineze të verifikuar.

Uashingtoni ka përjashtuar dërgimin e trupave luftarake amerikane, por ka kërkuar që vende me shumicë myslimane si Indonezia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia, të kontribuojnë me personel. Izraeli, megjithatë, ka bërë të ditur se nuk do të lejojë praninë e trupave turke pranë kufirit të tij. Në takim mori pjesë edhe Autoriteti Palestinez, në një angazhim të rrallë diplomatik, duke qenë se plani amerikan parashikon që pas reformave të caktuara, kompetencat të rikthehen te ky institucion, diçka që Izraeli e kundërshton, ka raportuar “Axios”.

Në një intervistë për Fox News Digital, John Spencer, oficer në pension i ushtrisë amerikane dhe kryetar i studimeve të luftës urbane në Institutin Modern të Luftës, tha se koncepti mund të funksionojë vetëm nëse mbështetet në përvoja të suksesshme të mëparshme. “Për Gazën, do të doja që njerëzit të mendonin rastin e Kosovës, jo të Libanit”, theksoi ai, duke nënvizuar se historia tregon qartë çfarë përcakton suksesin: “një mandat i qartë, numër i mjaftueshëm trupash dhe autoritet për të vepruar”.

Kosova: shembulli i suksesit

Pas fushatës së NATO-s në vitin 1999, forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me rreth 50 mijë trupa që u ngarkuan të stabilizonin rajonin, të ndanin forcat ndërluftuese dhe të ndihmonin në rindërtimin e institucioneve vendore.

“Kosova është shembulli më i mirë”, tha Spencer. “Kishte një mandat të qartë çarmatimi, një koalicion të aftë dhe mjaftueshëm trupa për ta imponuar paqen”. Ai paralajmëroi se edhe në Gaza do të ketë nevojë për të njëjtën durim dhe përkushtim afatgjatë. “Nëse dikush mendon se kjo çështje do të zhduket nga lajmet për gjashtë muaj, nuk është realiste”, shtoi ai, duke kujtuar se KFOR mbetet i pranishëm në Kosovë edhe pas më shumë se dy dekadash, ndonëse me trupa më të reduktuara.

Krahasime me misionet tjera

Spencer përmendi gjithashtu Bosnjën dhe Timorin Lindor si misione të suksesshme, ku forcat ndërkombëtare kishin mandate të qarta, autoritet ligjor dhe mbështetje lokale. Në Bosnjë, marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 solli vendosjen e një force prej 60 mijë trupash të NATO-s për vendosjen e paqes. Në Timorin Lindor, një mision i udhëhequr nga Australia në vitin 1999 arriti të rikthente rendin dhe të vendoste themelet e qeverisjes vendore.

Në të kundërt, misioni i OKB-së në Liban (UNIFIL), sipas tij, përbën shembullin e dështimit. “Jugu i Libanit nuk ishte histori suksesi”, tha Spencer. “Ata ishin vetëm vëzhgues, pa mandat për çmilitarizim”. Izraeli e ka kritikuar shpesh këtë mision për lehtësimin e fuqizimit të Hezbollahut, diçka që, sipas Spencer, nuk duhet të përsëritet në Gaza.

Mësimet për Gazën

Eksperti amerikan rekomandon një strategji “njollash boje” (inkblot strategy), që do të thotë stabilizimin e zonave të pastruara ndërkohë që luftime të tjera vazhdojnë. Kjo do të mundësonte krijimin e “zonave të sigurta” ku forcat ndërkombëtare do të ndihmonin me ndihma humanitare, çminim dhe rikthimin e rendit. “Pjesë e mësimit është t’u japësh njerëzve një vizion për jetën pas Hamasit”, shtoi ai.

Rreth 200 pjesëtarë amerikanë janë tashmë në terren në një qendër bashkërendimi civil-ushtarak në Izrael, që merret me logjistikën dhe planifikimin e fazës tranzitore. Spencer tha se prania e tyre është thelbësore për koordinimin e ndihmave dhe rindërtimit, pa u përfshirë në luftime.

Ai paralajmëroi se misioni do të përballet me dezinformata dhe kundërshtime nga grupe që nuk duan paqe. “Ka njerëz që nuk duan që kjo të ketë sukses”, tha ai. “Është jetike të mendohet që në fillim se si do të përpiqen ta minojnë, veçanërisht në internet.”

Në fund, ai theksoi rëndësinë e ndërtimit paralel të kapaciteteve vendore: “Duhet të filloni trajnimin e një force policore palestineze të verifikuar dhe një ekipi qeverisës lokal. Kështu ndërtohet legjitimiteti”, përfundoi Spencer. /Klankosova.tv

Tags: Gaza
Postimi i mëparshëm

Cakolli: Qeveria po e përdor paranë publike si instrument elektoral

Postimi tjetër

Faton Peci i bindur që fiton të dielën

Të ngjajshme Postime

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale
Bota

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin
Bota

Demokratët publikojnë email-e të reja të Epstein që përmendin Trumpin

12 November 2025
Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!
Bota

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4 000 faqesh: Turp të keni!

12 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s
Bota

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese
Bota

Trump: Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje, shkatërruese

11 November 2025
Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”
Bota

Amerikanët “largojnë” tifozët: Parkimi në Kupën e Botës do të jetë më i shtrenjtë se biletat për në “Katar 2022”

11 November 2025
Postimi tjetër
Faton Peci i bindur që fiton të dielën

Faton Peci i bindur që fiton të dielën

Lajmet e fundit

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

12 November 2025
Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

12 November 2025
Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

12 November 2025
“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu