Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
Në një prononcim, ajo thotë se Thaçin e gjeti në gjendje të mirë, dhe duke ndjekur zhvillimet në Kosovë e Shqipëri.
“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Thaçi, dhe përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të Qeverisë Shqiptare, dhe besoj që të gjithë popullit shqiptar, edhe të tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”.
“Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë, ndiqte zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, sigurisht me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë”, tha ajo.

















