Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani për nesër në ora 12:00.
Kjo është konfirmuar nga deputeti Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ftesës së presidentës “Po” i ka thënë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar në takim liderët e partive politike për të premtën në ora 12:00, pasi që mandatari për kryeministër Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrit që në seancën e 26 tetorit t’i sigurojë 61 vota, dhe kështu të formohet Qeveria e re

















