Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur për nesër në ora 12:00 nga presidentja Vjosa Osmani.
Pjesëmarrjen e tij në një prononcim për GazetaBlic, e ka konfirmuar vet Limaj.
“Po, do të marrim pjesë”, tha Limaj për Gazeta Blic.
Përpos Limajt, pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku

















