Dhjetëra gazetarë u mblodhën këtë të hënë përpara godinës së redaksisë së televizionit News24, në shenjë kundërshtie ndaj vendimit për ndërprerjen e sinjalit të këtij grupi mediatik.
Protesta u organizua nga Asocacioni i Gazetarëve, në bashkëpunim me gazetarët e Focus Media News, dhe u shoqërua me thirrje për mbrojtjen e lirisë së medias.
Përveç përfaqësuesve të mediave, në tubim morën pjesë edhe figura nga forcat politike opozitare, shkruan Euronews Albania.
“Demokracia vdes në errësirë” ishte slogani i kësaj proteste solidarizuese, i Asocacionit të Gazetarëve me punonjësit e Focus Media News.