Në një aksion të përbashkët mes Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake të Sarandës, janë shembur dy ndërtime pa leje në zonën e lagjes “Baba Rexhep”.
Aksioni u realizua në lagjen nr. 4, në afërsi të Teqesë, ku u vërtetua se dy objektet ishin ndërtuar në shkelje të ligjit dhe pa autorizim.
Gjatë operacionit, autoritetet nuk hasën asnjë reagim, ndërsa veprimet u kryen pa asnjë incident. Ky aksion është pjesë e operacioneve të vazhdueshme të verifikimit dhe shembjes së ndërtimeve informale, me fokus të veçantë në zonat turistike, ku autoritetet synojnë të çlironi hapësirat publike dhe të ruajnë rendin dhe ligjin.