Pokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre ish-zyrtarëve policorë, N.G, Sh.S dhe E.E, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kallëzim të rremë dhe lëndim të lehtë trupor.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, pjesëtarë të Njësisë Reaguese të Policisë në Klinë, kanë keqpërdorur autorizimet zyrtare duke e goditur viktimën D.K. me shuplaka dhe grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke cenuar dinjitetin e tij. Gjithashtu, ata dyshohen se kanë bërë kallëzim të rremë ndaj të njëjtit, duke pretenduar se ai kishte sulmuar një zyrtar policor.
Prokuroria ka kërkuar ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për të pandehurit si dënim plotësues.