Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, gjatë natës së parë të festivalit të “Sunny Hill”, dedikoi një surprizë të bukur për të gjithë pjesëmarrësit.
Dua Lipës në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ i është bashkuar edhe baba i saj, Dukagjin Lipa.
Të dy ata së bashku kanë kënduar këngën e Gjurmëve ‘Era’.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohen edhe fansat teksa interpretojnë këngën.