Për njerëzit në hemisferën veriore të Tokës, kulmi i verës po afron.
Ndërsa ende ka ditë me diell dhe të ngrohta përpara, planeti rrotullohet në pikën e tij më të largët nga Dielli.
Në fillim të kësaj jave, Toka arriti në afel – pikën më të largët në orbitën e saj.
Kjo do të thotë se ishte 4.8 milionë kilometra larg Diellit.
Kjo ndodh çdo vit në korrik.
Por, nëse planeti është më larg nga Dielli, a nuk duhet të jenë temperaturat e ajrit më të ulëta?
Shumë njerëz kanë tendencë ta shoqërojnë afërsinë me Diellin me nxehtësinë, kështu që duket e natyrshme të supozohet se stinët shkaktohen nga ndryshimet në distancën e Tokës nga Dielli.
Megjithatë, kjo distancë ka pak të bëjë me të.
Arsyeja e vërtetë për ndryshimet sezonale të temperaturës është se Toka është e anuar,
Planeti rrotullohet në një kënd prej 23.5 gradësh, që do të thotë se pjesë të ndryshme të tij marrin më shumë ose më pak dritë dielli, varësisht nga koha e vitit.
Hemisfera Veriore është e anuar drejt Diellit në korrik, gjë që sjell më shumë dritë dite dhe më shumë nxehtësi.
Nga ana tjetër, forma e orbitës së Tokës luan një rol më të vogël.
Edhe pse kjo formë është paksa ovale dhe jo një rreth i përsosur, ndryshimi midis pikës më të afërt dhe më të largët nga Dielli është relativisht i vogël.
Toka është aktualisht 5.1 milionë kilometra më larg nga Dielli sesa ishte në fillim të janarit, kur arriti perihelionin – pikën e saj më të afërt.
Krahasuar me distancën e saj mesatare prej 145 milionë kilometrash, ky është një ndryshim prej vetëm 3.3%, shkruan CNN.
Meqenëse rrezet e Diellit zgjerohen gjatë udhëtimit të tyre, edhe një ndryshim relativisht i vogël në distancë rezulton në një ulje prej 7% të sasisë së energjisë diellore që arrin në planet, shkruan Telegrafi.com
Kjo është e papërfillshme në krahasim me efektin e pjerrësisë së Tokës.