Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka mbërritur pranë ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë, pas raportimeve për një kërcënim me bombë.
Forcat e sigurisë po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për të siguruar ambientet si dhe të shmangin çdo rrezik të mundshëm, percjell Lajmi.net
Hetimet dhe kontrollet në vendngjarje vazhdojnë, derisa bëhet apel për qetësi dhe respektim të udhëzimeve të policisë.