Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë të Albin Kurtit, që involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.
”Deklaratë që mundet me thënë çdo qytetar, por një njeri që është në krye të shtetit nuk mundet me thënë, Thaçi e Veseli në burg janë tash e 5 vite për lirinë e Kosovës, nuk ish dasht me bë hajgare me këtë”, tha Gruda në rtv21.
Ai po ashtu ka folur për zgjedhjet e 12 tetorit. Gruda u shpreh i bindur në fitoren e partisë së tij.
Ai ndër tjera tha se rezultatet e mëparshme janë dëshmi e qartë e mbështetjes që ka PDK-ja dhe këtë herë, sipas tij, fitorja do të jetë edhe më bindëse.
”Kësaj here do të fitojmë edhe më bindshem, e kemi provën e herës së kaluar”, tha Gruda.