Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rrugova”, konkretisht në drejtim Suharekë-Duhël.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe një person është lënduar.
“Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.
Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje.