Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra bëri të ditur sërish se nuk ka vullnet politik nga kjo parti për bashkëpunim me VV-në.
Deliu-Kodra e pyetur rreth mundsisë së një koalicioni mes dy partive, deklaroi se një gjë e tillë edhe mund të shqyrtohet me partitë tjera ish-opozitare.
“Unë mbroj parnteritetin-koalicionin me parti të cilat kanë qenë në opozitë mandatin e kaluar.Preferencat tona kanë qenë të hapura, nuk po i them vetëm pse ka thënë PDK-ja“, deklaroi ajo në Kanal10.
Kujtojmë që këtë të hënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën, njëherëshit edhe kandidat për kryeministër nga PDK-ja në zgjedhjet e 9-të shkurtit.