Përfaqësuesja shqiptare do të niset mëngjesin e së hënës drejt Letonisë për ndeshjen e dytë të muajit qershor të eliminatoreve të Botërorit, atë ndaj Letonisë në transfertë.
Barazimi me Serbinë mund të konsiderohet deri diku një rezultat pozitiv, por një rezultat i tillë me Letoninë nuk mund të jetë më pozitiv. Tashmë do të kemi detyrim fitoren, edhe pse në transfertë, edhe pse në një ndeshje të vështirë.
Në këtë ndeshje kuqezinjtë do të jenë pa kapitenin Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe kështu duhet të mungojë ndaj Letonisë.

Kapiteni i Kombëtares u ndëshkua dje kundër Serbisë dhe trajneri Sylvinho la të nënkuptohet kush do të jetë zëvendësuesi i Gjimshitit me Letoninë. Bëhet fjalë për Adrian Bajramin, që ndodhej mbrëmë në tribunë.