Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra serbe është shoqëruar nga forcat e policisë shqiptare drejt Aeroportit të Rinasit. Lëvizja është kryer nën masa sigurie dhe pa asnjë incident.
Në këto momente, ekipi është futur në pistë dhe më pas në terminalin e aeroportit, ku ka vijuar udhëtimin drejt Serbisë në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.

Autoritetet shqiptare kanë garantuar mbarëvajtjen e procesit dhe kthimin e ekipit serb pa probleme.
