Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, u shpreh i bindur se LDK-ja do të dalë shumë mirë në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe Prishtinën.
Kur u pyet se nëse LVV-ja e kandidon Glauk Konjufcën, Përparim Rama do ta mundë atë.
“Pa asnjë dyshim, me këto punë që janë bërë në Prishtinë, ne jemi të bindur se mandati i dytë i Ramës në Prishtinë… e tregojnë edhe sondazhet që jemi në pozicion shumë të mirë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Zogaj në RTV21.