Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për disa orë u intervistua sot nga autoritetet e drejtësisë, nën dyshimin për korrupsion.
Lidhur me këtë ka reaguar partia “Guxo”, pjesë e së cilës është Peci.
Në një deklarim zyrtar, “Guxo” ka shprehur shqetësim të thellë, duke thënë se po jipen shenja se Prokuroria Speciale është bërë pjesë e lojërave politike.
“E gjithë kjo çështje merr një shije edhe më të hidhur kur kihet parasysh që krejt “rastësisht” prokurori i rastit të sajuar është ish-sekretar i Forumit Rinor të PDK-së në Prizren, përcjell IndeksOnline.
Ministri Peci është simbol i përkushtimit të palëkundur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Me vendosmëri dhe integritet të lartë, ai ka qenë në vijën e parë të përpjekjeve për pastrimin e institucioneve dhe për rikthimin e besimit qytetar në shtetin e së drejtës”, thuhet në reagim të Guxo-s.