18 Prilli është dita e 108 e këtij vitit, deri në fund të tij janë edhe 257 ditë.
Ngjarje
1025 – Boleslaw I kurorëzohet në Gniezno, duke u bërë kështu mbreti i parë i Polonisë.
1506 – Vendoset gur-themeli i bazilikës së tanishme të Shën Pjetrit në Romë. Bazilika e parë e Shën Pjetrit ishte ndërtuar nga perandori Konstandin në shekullin e katërt, por deri në fund të shekullit të 15-të ajo thuajse ishte rrënuar. Të pranishëm në vendosjen e gurit të parë ishin disa nga figurat kryesore të Rilindjes italiane; si Cesare Borgia, Niccolo Machiavelli, dhe tre papë të ardhshëm. Gropa e hapur ishte shumë e thellë dhe papa Julius, 63 vjeç, iu desh të zbriste poshtë me shumë kujdes për të lënë atje një kuti prej mermeri ku ishin mbyllur hermetikisht 12 medaljonë, simbole për 12 apostujt. Në njërën anë të medaljonit ishte imazhi i papës dhe në anën tjetër pamja e Bazilikës së re. Ndërtimi zgjati 120 vjet dhe Bazilika u përurura më 18 nëntor 1626. Një mënyrë financimi për ndërtimin e Bazilikës së re ishte edhe nëpërmjet shitjes së indulgjencave – të cilat më vonë do të çonin në kritika të ashpra e sulme nga ana e Martin Lutherit dhe në lindjen e reformimit dhe protestantizmit.
1518 – Bona Sforza kurorëzohet mbretëreshë e Polonisë .

1590 – Ahmet i parë – sulltani i 14-të i perandorisë osmane – jep urdhër për ndërtimin e një xhamije në Stamboll. Xhamia Ahmet është një xhami historike dhe njihet gjerësisht si Xhamia Blu për pllakat blu që zbukurojnë muret e brendshme të saj. Sulltani ishte shtyrë jo vetëm nga dëshira për të lënë pas një xhami perandorake me emrin e tij, por edhe për të ndërtuar një monument që do të rivalizonte Hagia Sofian e ndërtuar nga të krishterët. Aq e madhe ishte ambicia e sulltanit sa nuk lejonte asnjë gabim; madje i preu kokën arkitektit të parë, dhe zgjodhi më pas një tjetër, Mehmet agën, i cili kishte qenë nxënës i arkitekt Sinanit, i njohur si gjeniu shqiptar i arkitekturës. Xhamia e Ahmetit përfundoi pas 6 vjetësh, dhe sot e kësaj dite mbetet një nga shembujt më të mirë të arkitekturës klasike osmane. Mes zbukurimeve të brendshme të Xhamisë Blu përfshihen edhe vargje nga Kurani, të shkruara nga Seid Gubari, i njohur si kaligrafisti më i mirë i asaj periudhe.
1663 – Perandoria Osmane i shpall luftë perandorisë austriake të Habsburgëve. Turqit pothuajse morrën Vjenën – madje disa forca arritën të futeshin brenda në qytet – por një aleancë ushtarake e krishterë arriti t’i zmbrapsë, duke prerë vrullin osman drejt Evropës perëndimore.
1797 – Beteja e Neuiedit – Franca fiton ndajAustrisë.
1831 – Themelohet Universiteti i Alabamës.
1848 – Fitorja në Betejën e Cerro Gordos iu hap rrugë amerikanëve drejt pushtimit të Meksikës.
1880 – Një tornado godet Marshfield, Missouri, duke mbytur 99 njerëz dhe duke lënduar 100 të tjerë.
1902 – Danimarka bëhet vendi i parë që miraton përdorimin e gjurmëve të gishtrinjve për të identifikuar kriminelët.
1902 – Quetzaltenango, qyteti i dytë më i madh në Guatemala, shkatërrohet nga tërmeti.
1904 – Botohet numri i parë i gazetës komuniste franceze L’ Humanite, nga Jean Jaures. Gazeta tani është e pavarur, edhe pse vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Partinë Komuniste të Francës.
1909 – Shën Joana lumturohet në Romë.
1915 – Piloti francez Roland Garros rrëzohet dhe ulet ne Gjermani, gjatë Luftës së I-rë botërore.
1923 – Hapet Stadiumi i Yenkive.
1924 – Simon & Schuster publikojnë fjalëkryqin e parë.
1930 – Për herë të parë në Radio BBC njoftohet se nuk ka lajme.
1906 – Tërmeti i madh në San Francisko shkakton vdekjen e më shumë se 500 personave, përveç shkatërrimeve dhe një zjarri masiv.
1934 – Hitleri emëron Ribbentropin në postin e shefit të çarmatimit.
1942 – Lufta e Dytë Botërore: Sulmi Doolittle në Japoni. Bombardohen Tokio, Yokohama, Kobe dhe Nagoya.
1942 – Pierre Laval bëhet kryeministër i Francës.
1943 – Lufta e Dytë Botërore: Operacioni Hakmarrja, vritet admirali Isoroku Yamamoto kur avioni i tij rrëzohet mbi ishullin Bougainville, nga amerikanët.
1945 – Mbi 1000 bombarduesë sulmojnë ishullin e vogël të Heligoland, në Gjermani.
1945 – Vendosen marrëdhëniet diplomatike midis Bashkimit Sovjetik dheBolivisë.
1946 – Prishet Lidhja e Kombeve
1949 – Hyn në fuqi Akti i Republikës së Irlandës.
1954 – Gamal Abdel Naser, njëri nga udhëheqësit e puqit ushtarak, me të cilin në vitin 1953 u largua mbreti Faruk nga froni mbretërorë, dhe u bë premier dhe guvertnator ushtarak i Egjiptit.
1955 – 29 vende të Azisë e Afrikës Twenty-nine nations takohen Bandung, Indonezi, për Konferencën e parë Afriko-Aziatike.
1958 – Një gjykatë federale e Shtetet e Bashkuara vendos se poeti Ezra Pound duhet të dalë nga spitali i çmendinës. ku ishte mbajtur për 12 vjet. Por a kishte qenë poeti i çmendur? Një historian dhe një psikiatër, në mënyrë të pavarur, sjellin një pamje të re të rrethanave që çuan në izolimin e Ezra Poundit në spital dhe mos nxjerrjen në gjyq për tradhti. Pound (1885 – 1972) ishte poeti amerikan që transmetoi në radio propagandë për Italinë fashiste gjatë luftës dhe më pas u mbajt në rrethana të rehatshme në Spitalin e çmendinës St Elizabeth në Uashington 1946-1958; me sa duket për shkak se ishte i çmendur – në të vërtetë ishte mjaft racional për t’u gjykuar për tradhti, sipas Stanley Kutler, Profesor i Institucioneve amerikane në Universitetin e Wisconsiit. Profesor Kutler shkruan se Pound, ishte fashist amerikan, tradhtar dhe antisemit – i cili me ndihmën e një inspektori spitali në St Elizabeth, mashtroi zyrtarët e qeverisë që kërkonin ta ndiqnin penalisht për ndihmën dhënë armikut në kohën e luftës. Por vetë Ezra ç’do të thoshte po të ishte gjallë? Kjo nuk dihet, por në një rast diku ka shkruar: “Askush nuk mund të kuptojë diçka nëse nuk ka parë dhe jetuar të paktën një pjesë të saj.”
1968 – Ura e Londrës iu shit një amerikani, i cili e çmontoi, i transportoi copat në SHBA, dhe e rindërtoi urën në Arizona.
1969 – Melina Merkuri krijon Fondin e ndihmës greke, ndërsa Greqia ndodhej nën diktaturë. Emri i saj ishte Maria Amalia Merkuri, lindur më 1920 në Athinë, në familje arvanitase, ishte aktore, këngëtare dhe politikane; fituese në Festivalin e Filmit në Kanë; kandidate për Çmimin Oskar; marrëse e çmimit Tony për muzikë dhe 3 herë Golden Globe në SHBA; aktiviste politike gjatë juntës ushtarake 1967-1974; anëtare e Parlamentit në vitin 1977 dhe ministre e Kulturës më 1981, e para ministre grua në Greqi.
1978 – Senati voton për t’i kthyer Panamasë Kanalin më 31 Dhjetor 1999. Kanali i Panamasë, që lidh dy oqeanet, Atlantik e Paqësor, ishte një ide gjermane, filloi nga francezët dhe përfundoi nga amerikanët, u përurura nga presidenti Woodrow Wilson më 1914.
1980 – Lind Republika e Zimbabvesë (ish- Rodezia) , me Canaan Banana si president i parë i saj.
1988 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillojnë Operacionin Praying Martis kundër Iranit, që është beteja më e madhe detare që prej Luftës së Dytë Botërore.
1992 – Gjenerali Abdul Rashid Dostum revoltohet kundër presidentit të Afganistanit Mohammad Najibullah dhe bashkohet me Ahmed Shah Massoud për të pushtuar Kabulin.
1992 – Vdiq në Moskë, në moshën 80 vjeçare, albanologia e njohur ruse Agnija Desnickaja. Ajo u shqua në fushën e studimeve krahasuese të gjuhëve indo-evropiane. Prej viteve 1950, kjo shkencëtare iu përkushtua gjuhëve ballkanike, veçanërisht shqipes; që, sipas Robert Elsiet, e bëjnë Desnickajën themeluesen e studimeve albanologjike në Rusi. Fatkeqësisht, lidhjet e saj me studiuesit në Shqipëri u ndërprenë më 1961, kushtëzuar nga prishja e marrëdhënieve sovjeto – shqiptare, ndërsa puna e saj mbi shqipen u shpërfill plotësisht në Shqipëri, për shkaqe politike, gjatë gjithë viteve 1970 – 1980. Kjo ishte periudha kur librat e Agnija Desnickajas panë dritën e botimit në Prishtinë; p.sh., “Gjuha shqipe dhe dialektet e saj” (1972) apo “Letërsia shqipe dhe Gjuha shqipe” (1987) FESH.
1993 – Kryetari i Pakistanit, Ghulam Ishaq Khan shpërndan Asmablenë dhe e shkarkon Kabinetin.
1996 – Në Liban, janë vrarë së paku 106 civilë, kur forcat izraelite bombardojnë kampin e OKB-së në Quana, ku kanë qenë më shum se 800 civilë.
2007 – Gjykata Sypreme e SHBA-ve mbështet Akin për ndalesën e Abortit të vonshëm.
Lindje
1480 – Lucrezia Borgia, sundimtarja e Firencës(vdes më 1519)
1580 – Thomas Middleton, dramaturg anglez (vds më 1627)
1590 – Ahmeti I, Sulltan osman (vdes më 1617)
1605 – Giacomo Carissimi, kompozitor italian (vdes më 1674)
1772 – David Ricardo, ekonomist anglez (vdes më 1823)
1797 – Adolphe Thiers, burrështetas francez (vdes më 1877)
1813 – James McCune Smith, doktor Afrikano-Amerikan (vdes më 1865)
1819 – Carlos Manuel de Céspedes, revolucionarist kubanez (vdes më 1874)
1819 – Franz von Suppé, kompozitor austriak (vdes më 1895)
1838 – Paul Emile Lecoq de Boisbaudran, shkencëtar francez (vdes më 1912)
1857 – Clarence Darrow, notues amerikan (vdes më 1938)
1863 – Leopold Graf Berchtold, ministër i jashtëm Austro-Hungarez (vdes më 1942)
1864 – Richard Harding Davis, autor amerikan (vdes më 1916)
1874 – Oskar Ernst Bernhardt, autor gjerman (vdes më 1941)
1874 – Ivana Brlic-Mazuranic, shkrimtar kroat (vdes më 1938)
1877 – Vicente Sotto, autor dhe patroit filipinas (vdes më 1950)
1880 – Sam Crawford, lojtar i bejsbollit (vdes më 1968)
1882 – Leopold Stokowski, udhëheqës polak (vdes më 1977)
1888 – Duffy Lewis, lojtar bejsbolli (vdes më 1979)
1889 – Jessie Street, militante australiane, feministe, aktiviste për të drejtat e femrave (vdes më 1970)
1893 – Violette Morris, atlete franceze (vdes më 1944)
1897 – Ardito Desio, topofraf italian (vdes më 2001)
1902 – Giuseppe Pella, kryeministër italian (vdes më 1981)
1902 – Menachem Mendel Schneerson, lider i Judizmit Hasidik (vdes më 1994)
1904 – Pigmeat Markham, komik amerikan (vdes më 1981)
1905 – George H. Hitchings, shkencëtar amerikan,fitues i Çmimit Nobel për Mjekësi
1907 – Miklós Rózsa, kompozitor i lindur në Hungari (vdes më 1995)
1915 – Joy Gresham Lewis, shkrimtar, gruaja e C. S. Lewis (vdes më 1960)
1917 – Ty LaForest, lojtar bejsbolli kanadez (vdes më 1947)
1917 – Frederika e Hanoverit, Mbretëresha e Greqisë (vdes më 1981)
1918 – Cliff Hillegass, publicist amerikan (vdes më 2001)
1918 – Tony Mottola, gitarist amerikan (vdes më 2004)
1919 – Virginia O’Brien, aktore dhe këngëtare amerikane (vdes më 2001)
1921 – Nermin Vlora Fallaschi, përkthyese, shkrimtare dhe albanologe
1921 – Jean Richard, aktor francez (vdes më 2001)
1922 – Barbara Hale, aktore amerikane
1924 – Clarence Brown, muzikant amerikan (vdes më 2005)
1924 – Henry Hyde, politikan amerikan (vdes më 2007)
1927 – Samuel P. Huntington, shkencëtar amerikan (vdes më 2008)
1930 – Clive Revill, aktor i lindur në Zelandë të Re.
1934 – George Shirley, tenor amerikan
1936 – Tommy Ivo, pilot amerikan makinave sportive
1937 – Jan Kaplický, arkitekt britanez me origjinë çeke
1939 – Ali Khamenei, lideri Suprem i Iranit
1939 – Thomas J. Moyer, gjykatës amerikan
1940 – Joseph L. Goldstein, shkencëtar amerikan, fitues i Çmimit Nobel për Mjekësi.
1940 – Mike Vickers, kitarist dhe saksofonist britanik
1942 – Jochen Rindt, pilot i Formulës 1 (vdes më 1970)
1942 – Steve Blass, lojtar profesionist i bejsbollit
1946 – Hayley Mills, aktore angleze
1946 – Skip Spence, kitarist,këngëtar e kantautor i lindur në Kanadë (vdes më 1999)
1947 – Kathy Acker, autor amerikan (vdes më 1997)
1947 – Dorothy Lyman, aktore amerikan
1947 – Herbert Mullin, vrasës serik amerikan
1947 – Cindy Pickett, aktore amerikane
1947 – James Woods, aktor amerikan
1949 – Geoff Bodine, pilot amerikan i garave
1950 – Kenny Ortega, Producent filmik dhe koreograf
1951 – Ricardo Fortaleza, bokser australiano-filipinas
1951 – Pierre Pettigrew, politikan kanadez
1953 – Rick Moranis, komik kanadez
1956 – Anna Kathryn Holbrook, aktore amerikane
1956 – Eric Roberts, aktor amerikan
1956 – Melody Thomas Scott, aktore amerikane
1956 – Poonam Dhillon, aktore indiane
1961 – Jane Leeves, aktore britaneze
1961 – Steve Lombardi, mundës amerikan
1963 – Eric McCormack, aktor kanadez
1963 – Conan O’Brien, komik amerikan
1964 – Niall Ferguson, historian britanez
1964 – Rithy Panh, regjisor Komboxhian
1964 – Jim Ellison, muzikant
1964 – Mark Berry, balerin
1965 – Rob Stenders, DJ hollandez
1966 – Trine Hattestad, atlete norvegjeze
1966 – Valeri Kamensky, lojtar rus i hokejit mbi akull
1967 – Maria Bello, aktore amerikane
1968 – Mary Birdsong, aktore amerikane
1968 – David Hewlett, aktor anglez i lindur në Kanadë.
1969 – Princesha Sayako e Japonisë
1969 – Keith R.A. DeCandido, autor amerikan
1970 – Greg Eklund, muzikant amerikan
1970 – Rico Brogna, lojtar bejsbolli amerikan
1971 – Tamara Braun, aktore amerikane
1971 – Russell Payne, shkrimtar anglez
1971 – David Tennant, aktor skocez
1971 – Oleg Petrov, lojtar rus i hokejit mbi akull
1971 – Fredro Starr, reper amerikan (Onyx)
1972 – Rosa Clemente, aktiviste dhe repere amerikane
1972 – Eli Roth, regjisor amerikan
1973 – Derrick Brooks, lojtar i futbollit amerikan
1973 – Haile Gebrselassie, atlet etiopias
1973 – Brady Clark, lojtar bejsbolli amerikan
1974 – Mark Tremonti, muzikant amerikan
1974 – Millie Corretjer, këngëtar porto-rikan
1974 – Edgar Wright, regjisor britanez
1976 – Melissa Joan Hart, aktore amerikane
1976 – Fayray, këngëtare japoneze
1976 – Jo Gibb, aktore skoceze
1976 – Justin Ross, politikan amerikan
1977 – Dan Lacouture, lojtar i ligës NHL
1979 – Michael Bradley, lojtar amerikan i basketbollit
1979 – Anthony Davidson, pilot i Formula 1
1979 – Nuria Fergó, këngëtare spanjolle
1979 – Matthew Upson, futbollist anglez
1979 – Kourtney Kardashian, yll i reality-show amerikan
1980 – Robyn Regehr, lojtar kanadez i hokejit mbi akull
1981 – Brian Buscher, lojtar amerikan i bejsbollit
1982 – Marie-Élaine Thibert, këngëtare kanadeze
1982 – Scott Hartnell, lojtar i NHL-së
1983 – Miguel Cabrera, lojtar venezuelas i bejsbollit
1983 – Fodil Hadjadj, futbollist algjerian
1984 – America Ferrera, aktore amerikane
1985 – Łukasz Fabiański, futbollist polak
1985 – Karl Reindler, pilot australian i garave
1985 – Elena Temnikova, këngëtare ruse (Serebro)
1986 – Maurice Edu, lojtar i futbollit amerikan
1986 – Billy Butler, lojtar amerikan i bejsbollit
1987 – Danny Guthrie, futbollist anglez
1987 – Sandra Lyng Haugen, këngëtare norvegjeze
1989 – Alia Shawkat, aktore amerikane
1989 – Simas Buterlevičius, basketbollist lituanez
1994 – Moises Arias, aktor amerikan
1996 – Alexey Zhigalkovich, këngëtar bjellorus
2007 – Hayah bint Hamzah, Princesha e Jordanisë
Vdekje
1161 – Theobaldi i Becit, kryepeshkopi i Kentburit
1552 – John Leland (antiquary), antikuar(mbledhës antikitetesh anglez (lindi më 1502)
1556 – Luigi Alamanni, poet italian (lindi më 1495)
1567 – Wilhelm von Grumbach, aventurist gjerman (lindi më 1503)
1558 – Rokselana, gruaja e Sulltan Sulejmanit I
1636 – Julius Caesar, gjykatës anglez
1650 – Simonds d’Ewes, antikuar anglez (lindi më 1602)
1674 – John Graunt, staticien anglez (lindi më 1620)
1689 – George Jeffreys, Shef i Gjykatës Britanike (lindi më 1648)
1732 – Louis Feuillée, eksplorues francez (lindi më 1660)
1796 – Johan Wilcke, fizikan suedez(lindi më 1732)
1802 – Erasmus Darwin, botanist dhe fizikant anglez (lindi më 1731)
1873 – Justus von Liebig, kimist gjerman (lindi më 1803)
1898 – Gustave Moreau, piktor francez (lindi më 1826)
1917 – Vladimir Serbsky, psikiatër rus(lindi më 1858)
1935 – Panait Istrati, shkrimtar rumun (lindi më 1884)
1936 – Ottorino Respighi, kompozitor italian (lindi më 1879)
1942 – Gertrude Vanderbilt Whitney, personalitete shoqërore amerikane (lindi më 1875)
1943 – Isoroku Yamamoto, admiral japonez. (lindi më 1884)
1945 – John Ambrose Fleming, inxhinier dhe fizikan anglez (lindi më 1849)
1945 – Ernie Pyle, gazetar amerikan (lindi më 1900)
1945 – Princ Vidi, Mbret i Shqipërisë (lindi më 26 mars 1876)
1947 – Josef Tiso, lider sllovak (lindi më 1887)
1949 – Will Hay, komik dhe aktor anglez (lindi më 1888)
1951 – António Óscar Carmona, kryeministri i 97-të i Portugalisë dhe Presidenti i 11-të (lindi më 1869)
1955 – Albert Einstein, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë (lindi më 1879)
1958 – Maurice Gamelin, gjeneral francez (lindi më 1872)
1963 – Meyer Jacobstein, politikan amerikan (lindi më 1880)
1964 – Ben Hecht, shkrimtar amerikan (lindi më 1894)
1965 – Guillermo González Camarena, shpikës meksikan (lindi më 1917)
1967 – Karl Miller, futbollist gjerman (lindi më 1913)
1974 – Marcel Pagnol, novelist,dramaturg dhe prodhues filmash francez (lindi më 1895)
1976 – Mahmoud Younis, inxhinier,shtetëzues i Kanalit të Suezit (lindi më 1911)
1988 – Pierre Desproges, humorist francez (lindi më 1939)
1990 – Gory Guerrero, mundës profesionist (lindi më 1921)
1993 – Masahiko Kimura, xhudist japonez (lindi më 1917)
1995 – Arturo Frondizi, presidenti i Argjentinës(lindi më 1908)
1996 – Brook Berringer, lojtar i futbollit amerikan (lindi më 1973)
1998 – Terry Sanford, politikan amerikan (lindi më 1917)
2002 – Thor Heyerdahl, eksplorues norvegjez (lindi më 1914)
2002 – Wahoo McDaniel, lojtar i futbollit amerikan dhe mundës profesionist (lindi më 1938)
2003 – Edgar F. Codd, shkencëtar kompujterash anglez (lindi më 1923)
2004 – Kamisese Mara, kryeministri i parë i Fixhit dhe presidenti i Fixhit (lindi më 1920)
2005 – Sam Mills, lojtar i futbollit amerikan (lindi më 1959)
2007 – Iccho Itoh, kryetar i Nagasakit (lindi më 1945)
2009 – Stephanie Parker, aktore uellsiane (lindi më 1987)
Festa dhe përvjetore
Zimbabvea – Festa e Pavarësise
Dita e trashëgimisë kulturore në Kosovë
Dita e Ushtrisë Iraniane
Në kishën katolike:
Shën Apoloneu (d. 185/6)
Shën Galdino (d. 1176)
Shën Perfekti (d. 850)
Shën Ema