Arbërie Nagavci, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar partitë opozitare dhe Listën Serbe se vepruan në bllok për ta penguar formimin e institucioneve,
“Si gjithnjë janë bashkë. Kësaj rradhe jo vetëm kundër Qeverisë Kurti, por kundër konstituimit të Kuvendit,” ka shkruar ajo në një postim, raporton GazetaBlic.
Nagavci ka theksuar se të njëjtët që kishin votuar për certifikimin e Listës Serbe, tani kanë votuar kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, duke i përfshirë në këtë veprim PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe.