Bashkimi Europian po përgatitet t’i mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave të presidentit amerikan Donald Trump dhe do të punojë me partnerët e tij në këtë drejtim, tha sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer.
Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar të punojë ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar për sigurinë dhe mbrojtjen dhe është e shqetësuar për pengimin e Rusisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Europian do të takohet me Starmer në Londër më 24 prill si pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për të Ardhmen e Sigurisë së Energjisë.