• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Shqiptarët e Preshevës nuk kanë asnjë dokument identifikimi, Serbia po i largon nga regjistri

J G nga J G
24 January 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Shqiptarët e Preshevës nuk kanë asnjë dokument identifikimi, Serbia po i largon nga regjistri
3
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tutje po vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë pa asnjë dokument identifikimi.

Shteti i Serbisë në vazhdimësi është duke larguar nga regjistri personal shqiptarët e Luginës së Preshevës, kështu duke i larguar edhe nga lista e votuesve.

Këtë shqetësim, tash e sa kohë e kanë ngritur edhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por që autoritetet serbe nuk i kanë marrë parasysh asnjëherë kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Mirëpo, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët po jetojnë në Kosovë përveç që kanë mbetur pa dokumente valide identifikuese serbe, ata nuk po mund të pajisen as me dokumente të Kosovës.

V.L., nga një fshat kufitar i Bujanocit, ka më shumë se pesë vite që jeton në një fshat të Gjilanit.

Ai thotë se para pesë viteve babai i tij e ka blerë shtëpinë dhe që nga ajo kohë janë tatimpagues të rregullt, por që as pas kaq këtyre viteve ata nuk po munden që të pajisen me dokumente të Kosovës.

V.L., ka thwnw se momentalisht pesë anëtarët e familjes së tij kanë mbetur edhe pa dokumentacione të Serbisë, pasi që prej momentit kur kanë ardhur për të jetuar në Kosovë, janë larguar nga sistemi i regjistrimit në shtetin serb.

Për shkak të kësaj, ai thotë se kanë mbetur edhe pa dokumente valide të Serbisë, por që nuk po mund t’i marrin as ato të Kosovës, pavarësisht se kanë aplikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të pajisen me letërnjoftim apo edhe me nënshtetësi kosovare.

“Qe pesë vjet e kemi ble shtëpinë në Kosovë edhe jetojmë këtu, ama hala nuk kemi marrë asnjë dokument të Kosovës. Tash na kemi mbet edhe pa dokumente të Serbisë se na kanë heq prej sistemit. Unë bashkë me nanën, babën edhe dy vëllezërit kemi apliku që me marrë letërnjoftim e pasaportë të Kosovës, ama nuk na kanë dhanë. I kemi çu krejt dokumentet çka na kanë lypë, tatimin e shtëpisë, leje qëndrimin, faturë të ujit, rrymës e bërllokut, ama s’na kanë dhanë dokumentet asnjonit prej neve”, ka treguar ai.

Në anën tjetër, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), gjatë periudhës janar-dhjetor të viti 2019, në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 744 vendime për fitimin e shtetësisë, 290 vendime pozitive, 454 vendime negative dhe 656 kërkesa për shtetësi.

Sipas të dhënëve që Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka dërguar lajmi.net, kanë qenë gjithsej 189 persona nga Serbia të cilët kanë bërë kërkesë për pajisje me shtetësi të Kosovës, por që vetëm 74 prej tyre kanë përfituar shtetësinë kosovare.

Në anën tjetër 140 personave nga Serbia iu është refuzuar shtetësia. Por të gjitha këto të dhëna në MPB-së nuk specifikojnë nëse këta persona nga Serbia janë shqiptarë apo serbë.

Po ashtu në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë vitit që e lamë pas, leje qëndrimi të përhershëm në Kosovë në bazë të shtetësisë kanë përfituar gjithsej 142 persona, ku 47 prej tyre kanë qenë për bashkim familjar, 60 për punë dhe 35 për të tjera arsye.

Sipas këtyre të dhënave zyrtare të MPB-së, nga Serbia kanë qenë gjithsej 22 kërkesa, ku katër prej tyre kanë qenë për bashkim familjar, nëntë për punë dhe nëntë për të tjera arsye.

“Përgjatë vitit 2019 për leje qëndrime të përhershme janë bërë gjithsej 192 kërkesa. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave për leje qëndrime të përhershme, kemi 142 vendime pozitive, 2 negative, 38 kërkesa janë në pritje të vendimit, 10 është numri i vendimeve pozitive pa caktim të kohëzgjatjes. Nga numri i përgjithshëm i vendimeve pozitive për leje qëndrim të përhershëm 80 janë meshkuj, kurse 62 femra”, kanë thënë nga MPB-ja.

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë për lajmi.net, se nuk kanë asnjë të dhënë të saktë se sa shqiptarë të Luginës së Preshevës jetojnë në Kosovë.

Mustafa, ka thënë se UNMIK-u nuk ka ofruar asnjëherë të dhëna të sakta për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, por që sipas tij, në Kosovë më së shumti jetojnë shqiptarë nga Medvegja.

“Ajo që dihet është se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e ka kaluar udhëzimin administrativ për marrjen e dokumenteve në situata të jashtëzakonshme me çka i kanë garantuar që mund të aplikojnë për leje qëndrimi prej 5 viteve në mënyrë që me lehtësua marrjen e dokumenteve të Kosovës. Nuk kemi të dhëna të sakta, por sipas lehtësimeve janë një pjesë e madhe e shqiptarëve të Medvegjës që janë transferuar dhe janë duke jetuar në Kosovë, për të cilët për shkak të moskrijimit të kushteve në Serbi të pranimit të gjendjes pas luftës së ’99 dhe luftës së UÇPMB-së, nuk janë bërë vlerësimet e dëmeve dhe nuk janë krijuar kushte për tu kthyer në vatrat e veta. Dhe në mungesë të mundësisë për tu shënuar se sa janë larguar dhe mos ofrimit të regjistrit të saktë nga UNMIK-u i atëhershëm, atëherë ne mund të llogarisim se janë një numër i madh i shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, por që ky numër është i padokumentuara në Republikën e Kosovës”, ka treguar Mustafa, shkruan lajmi.net.

Duhet theksuar se edhe më tutje zyrtarisht nuk dihet se sa shqiptarë nga Lugina e Preshevës jetojnë në Kosovë e që nuk janë të pajisur me dokumente identifikuese të Kosovës.

Tags: kosoveLuginës së PreshevësMinistria e Punëve të BrendshmeShqiptaret
Postimi i mëparshëm

Vdesin 13 persona në Spanjë nga Stuhia Gloria

Postimi tjetër

Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet, këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës

Të ngjajshme Postime

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të
KRYESORE

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë
KRYESORE

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

29 December 2025
Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti
KRYESORE

Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti

29 December 2025
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë bllokadën politike
KRYESORE

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë bllokadën politike

29 December 2025
Ahmeti i çon mesazh Kurtit: Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, ta forcojë aleancën me ShBA
KRYESORE

Ahmeti i çon mesazh Kurtit: Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, ta forcojë aleancën me ShBA

29 December 2025
Alarm i rremë për bombë në Aeroportin Adem Jashari
Kosovë

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin Adem Jashari

29 December 2025
Postimi tjetër
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet, këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës

Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet, këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës

Lajmet e fundit

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

30 December 2025
ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

30 December 2025
Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

29 December 2025
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu