Është vendosur flamuri i Kosovës në stadiumin e Murcias të Spanjës, aty ku sonte ”Dardantët” luajnë ndeshjen e dytë ndaj Islandës, pasi stadiumi i kombëtares islandeze është në renovim.
Kjo shihet nga një fotografi e publikuar nga gazetari Arlind Sadiku.
Pas reagimeve të stafit të Kosovës, ekrani në stadiumin e Murcias është fikur dhe është hekur fusnota.
Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja Islandë – Kosovë nis nga ora 18:00, derisa ”Dardanët” kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1