Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas moslejimit nga Gjykata Speciale të ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se ky është vendim i padrejtë dhe absurd, që shkel të drejtat e njeriut për të marr pjesë në varrimin e prindit.
Ajo tha se do t’i shkruajë kryetares se Dhomave të Specializuara, lidhur me këtë vendim.
“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.”, ka shkruar Haxhiu. /InLajmi/