Varrezat në Koçan po zgjerohen për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Pulse”.
Viktimat do të varrosen në një pjesë të veçantë të varrezave të Koçanit.
Paraprakisht Komuna e Koçanit njoftoi se në kolegjiumin e mbajtur sot në mëngjes i është rekomanduar Bordit Drejtues të NPK “Ujësjellësi” që të marrë vendim për zgjerimin e parcelave në varrezat e qytetit dhe caktimin e një vendi të veçantë për të vdekurit nga zjarri.
Po ashtu është rekomanduar që të merret vendim për ndarjen e parcelave të tokës për të ndjerët pa pagesë dhe për shërbime funerale që janë nën juridiksionin e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës”, njoftoi Komuna e Koçanit, përcjell Klan Maqedonia.
Ndryshe, nga zjarri humbën jetën 59 të rinj, të dyshuar për këtë janë 22 persona, ndërsa Prokuroria kërkon arrest afatshkurtër për 14 persona