Ditën e sotme është mbajtur episodi i ri i “Trotuar”.
I ftuar në këtë puntatë ishte edhe ish-banori i “BBVA”, Redon Berani.
Ai u pyet për mesazhin që bëri bujë në “Big Love” ku ishte shkruar një mesazh i ëmbël në emër të tij.
Artisti u shpreh që nuk e ka shkruar mesazhin dhe dikush e ka përdorur emrin e tij, shkruan Indeksonline.
“Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mundet të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar”, tha ai.