Pas zjarrit që i ka kapluar mallet e Deçanit, kryetari i kësaj komune bën thirrje për vullnetarë për ndihmë për shuarjen e zjarrit, përcjell InLajmi.
Ramosaj tha se situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh. Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.
Postimi i plotë i tij:
THIRRJE PËR VULLNETARË
Të nderuar qytetarë,
Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.
Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.
Ju falënderoj për gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj! /InLajmi/