Një aksident zinxhiror, saktësisht mes tetë veturave ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, njoftoi se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona, përcjell Lajmi.net
Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Siç njofton njësia e trafiku nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tetë automjete (aksident zinxhiror). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin, ka thënë Krasniqi.