Rocco Vata nuk do të luajë për Shqipërinë. Sulmuesi shqiptar ka marrë ftesë nga Irlanda e Veriut për të laujtur me këto të fundit.
19-vjeçari siç mësohet ka pranuar ftesën e tyre dhe në këtë mënyrë i ka dhënë fund edhe dilemës së madhe se për cilën përfaqësuese do të luajë. Kombëtarja irlandese do të luajë ndaj Zvicrës me 21 mars, me sulmuesin shqiptar që pritet të marrë edhe minuta.
Vata falë paraqitjeve të tij pozitive me Watford në Angli ka arritur të marrëq vëmendjen e kombëtares A të Irlandës. Në këtë sezon ka mundur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë se Vata asnjëherë nuk ka veshur fanellën e Shqipërisë, pasi ka preferuar gjithmonë të veshë fanellën e Irlandës, duke luajtur për të gjithë grupmoshat e kësaj kombëtareje.