Refuzimi i Kurtit për të shkuar në Prokurori dhe imazhi i Kosovës në mediet ndërkombëtare, ishin çështjet për të cilat sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, foli profesori i gazetarisë, Gëzim Qerimi.
“Ky imazh në radhe të parë është dëmtuar brenda Kosovës sepse dihet që një ftesë e tillë për t’u përgjigjur kryeministri Kurti e ka që pesë muaj, dhe refuzimi e taktizimi i tij me drejtësinë, si rezultat që kemi qenë në një fushatë elektorale. Por kryeministri Kurti ka treguar në vazhdimësi që po e cenon parimin e funksionimit të drejtësisë në Kosovë, veçmas parimin që para drejtësisë të gjithë janë të barabartë, që prej qytetarit të thjeshtë e deri te kryeministri”, tha Qerimi.
Ai tutje shtoi se fatkeqësisht se kjo ikje nga drejtësia e kryeministrit Kurti është krejtësisht e pakuptimtë, e veçmas pasi kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë.
“Ka krijuar një imazh negativ në mediet ndërkombëtare, në kohën kur më së paku i duhet”, tha tutje Qerimi.
Ai tutje, shtoi se as Prokuroria nuk po vendos standarde të njëjta.