Presidenti amerikan Joe Biden, uroi Claudia Sheinbaum për fitoren e saj historike presidenciale si gruaja e parë e Meksikës që drejton qeverinë e vendit, shkruan CNN.
“Mezi pres të punoj ngushtë me presidentin e zgjedhur Sheinbaum në frymën e partneritetit dhe miqësisë që pasqyron lidhjet e qëndrueshme midis 2 vendeve tona,” tha ai në një deklaratë të hënën, transmeton Klan Kosova.
“Shpreha angazhimin tonë për të avancuar vlerat dhe interesat e të 2 kombeve tona në dobi të popujve tanë”, shtoi Biden.