Nën ritmet afrobeate dhe me një stil të veçantë Artistja Donna Dafi, në videokipin më të ri “Slo Mo”, ka paraqitur dashurinë e një çifti të lumtur saqë i harrojnë krejt gjërat që i rrethojnë dhe në disa raste mendojnë se gjithçka sillet rreth tyre, shkruan InLajmi.
Artistja Donna Dafi, përmes këtij klipi, e dërgon këtë mesazh: njerëzit duhet të përshtaten në lidhje dashurie pa dallim religjioni, nacionaliteti etj..
Kënga këndohet në gjuhën gjermane dhe, përveç në youtube, https://youtu.be/QBzls1IyhMc?feature=shared, është publikuar edhe në të gjitha platformat kryesore të transmetimit në mbarë botën./InLajmi/