Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, për FrontOnline ka folur për një vjetorin e punës si tij si kryetar i njërës prej komunave veriore të Kosovës.
Ai e ka konsideruar vitin e parë të punës së tij si kryetar i Zveçanit, si vit sfidues por të suksesshëm.
‘’Ishte një vit mjaftë sfidues megjithatë i suksesshëm’’ deklaron ai.
Peci, thotë se sfida më e madhe ka qenë puna në zyrat alternative që kanë bërë dhe hapësira e vogël në të.
‘’Ndër të tjera, sfida më e madhe ishte puna ne zyra alternative, objekti i vogël, hapësirat e ngushta mirëpo kemi arritur te kryejmë me përgjegjësi te gjitha punët për mirëqenie te qytetarëve’’ deklaron ai.
Kryetari i Zveçanit, deklaron se përveç realizimit të shumë kërkesave të qytetarëve, sukses ishte edhe fillimi dhe përfundimi i shumë projekteve me rëndësi.
‘’Suksese përveç realizimit te shumë kërkesave te qytetarëve ishte edhe fillimi dhe përfundimi i shume projekteve me rendësi te veçante për qytetarët e Komunës së Zveçanit’’ përfundon kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.