6 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit janë lënduar për shkak të turbulencave në një fluturim nga Doha e Katarit për në Dublin të Irlandës.
“Fluturimi QR107 i Qatar Airways nga Doha u ul në mënyrë të sigurtë, siç ishte planifikuar, në Aeroportin e Dublinit”, tha në një deklaratë Autoriteti i Aeroportit të Dublinit, shkruan skynews.
Por, bëhet e ditur se 6 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit kanë raportuar për lëndime pasi aeroplani përjetoi turbulenca ndërsa fluturonte mbi Turqi, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, pas aterimit aeroplani u prit nga shërbimet e urgjencës, duke përfshirë Policinë e Aeroportit dhe Departamentin e Zjarrfikësve.