Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm. Paradite ngrohtë, zagushi dhe më shumë intervale kohore me diell. Gjatë ditës ose pasdite me zhvillime intensive të vranësira konvektive, parashihen rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Vende-vende parashihen rrebeshe mjaft intensive, shkarkesa të forta atmosferike dhe breshër ku ka mundësi edhe për ndonjë shtrëngatë mjaft të fuqishme për shkak të zhvillime shumë të fuqishme konvektive apo vertikale. Shtrëngatat eventuale do të jenë të karakterit lokal ku ka disa gjasa edhe për vërshime të shpejta për shkak të reshjeve të mëdha brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen fuqishëm dhe të kushtëzojnë stuhi lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Stuhi të fuqishme dhe rrebeshe mjaft intensive parashihen orëve të pasdite në gjysmën veriore të Shqipërisë e sidomos në viset kodrinore-malore, por lokalisht edhe në zona tjera. Shtrëngata lokale nesër pasdite vonë priten nga veriu deri në juglinje të Shqipërisë, kurse ato do të zhvillohen edhe më shumë në perëndim të Maqedonisë së Veriut.
Sipas modeleve më së paku reshje priten në jug dhe perëndim të Shqipërisë ose hiç fare. Në viset tjera presim zhvillime të fuqishme lokale sidomos në zonat kontinentale.
Ditëve të ardhshme na pret mot paksa më i freskët, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve afatshkurtra lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.