Lidhja Demokratike e Kosovës e do ‘dorëzimin’ e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Kështu bëri me dije në Info Magazine deputetja e këtij subjekti politik opozitar, Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Ajo se Kurti e ka mundësi briliante të jap dorëheqje.
“Sepse në momentin që kërkon të shpërbëhet kuvendi, atëherë në njëfare mënyrë që ai nuk po mund të qeverisë në Republikën e Kosovës”, tha ajo.
Bunjaku-Rexhepi u shpreh se “LDK-ja është gati më shumë se kurrë për t’i hyrë procesit zgjedhor”, tha ajo në Klan Kosova.
Deputetja e LDK-së theksoi se edhe Vetëvendosje edhe PDK-ja e kanë një marrëveshje dhe një mendësi.
“Në qoftë se shpërbëhet kuvendi me votat e Vetëvendosjes edhe me votat e PDK-së, atëherë unë ju dëshirojë suksese në të ardhmen, sepse të 2 palët kanë me i humbë zgjedhjet”, tha ajo.