
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad, përcjell InLajmi.

Kurti tha se përgjatë takimit me ministren e Katarit ka biseduar lidhur me reformat e mirëqenies sociale në Kosovë.
Ai gjithashtu tha se ishte një kënaqësi për të mirëpritur ministren e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen.
Postimi i plotë i tij:

Ishte një kënaqësi për të mirëpritur ministren e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen, Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, sot. Diskutuam reformat e mirëqenies sociale të kryera në vendin tonë, duke përdorur mjete dixhitale për të përmirësuar sistemin dhe mundësitë për bashkëpunim./InLajmi/