Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Pas mbledhjes së kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila tha se nuk ka kërkesë zyrtarë për shpërbërje të Kuvendit, ndërsa njoftoi se gjatë kësaj jave do të mbahen 2 seanca.
“Do të ketë seancë ditën e enjte dhe të premten. Nuk ka kërkesë zyrtare për shpërbërje të Kuvendit, por vetëm për debat për 3 vite qeverisje”, tha ajo gjatë konferencës për media, përcjell Telegrafi.
Kusari- Lila tha se asnjëherë nuk kanë thënë se frikësohen të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se është opozita ajo që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve.