• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 25 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kosovës po i zvogëlohet numri i popullatës, kaq persona ikën për një dekadë

J G nga J G
23 January 2020
në Kosovë
0 0
0
Kosovës po i zvogëlohet numri i popullatës, kaq persona ikën për një dekadë
9
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, thuhet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo shifër, sipas demografëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, konsiderohen mjaft shqetësuese.

Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë emigruar nga Kosova gjatë periudhës 2010-2018, u shënua në vitin 2015, kur nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë. Më pas në vitin 2016 dhe 2017, emigrimi kishte shënuar rënie, ndërsa në vitin 2018, ka pasur përsëri rritje të emigrimit, përkatësisht mbi 28 mijë persona vendosën të ikin nga vendi. Agjencia e Statistikave të Kosovës, nuk i ka të publikuara ende shifrat për vitin 2019.

Në të dhënat zyrtare të emigrimit janë të përfshira emigrimi në mënyrë të rregullt dhe ai i parregullt.

Vendet ku qytetarët e Kosovës kanë emigruara më së shumti gjatë viteve 2010 – 2018 janë Gjermania, Franca, Austria, Kroacia e shtete të tjera.

Për periudhën 2016-2018 vlerësohet se Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit.

Demografi Rifat Blaku, në një prononcim e quan shqetësues numrin e qytetarëve të cilët po e lëshojnë Kosovën. Më shqetësuese, thotë ai, është se vendin po e braktisin pjesa më vitale e popullsisë, pra të rinjtë, që sipas tij, janë më produktivë dhe të shkolluar.

“Është një humbje e madhe dhe një çrregullim i madh në strukturën demografike, biologjike dhe për këtë është koha jo vetëm aktuale për shqyrtim e diskutim, por edhe për krijimin e një aksioni efikas e praktik, politik e institucional, për ta krijuar një politikë të migracionit, e cila do të nisej nga trajtimi që migrimi është i kontrolluar, i menaxhuar, të jetë i përkohshëm që t’i valorizojë aspektet pozitive, meqë posedojnë një kapital të madh dhe të minimizojë efektet negative të migracionit”, thotë Blaku.

Gjermania, Sllovenia dhe Kroacia, sipas një raporti të fundit mbi migrimin të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë shtetet që rezultojnë me një rritje të dukshme të pranimit të qytetarëve kosovarë për qëllime punësimi gjatë vitit 2018.

Ndërkohë më 1 mars 2020, pritet të hyjë në fuqi Ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë se mund të ketë një fluks edhe më të madh të të rinjve nga Kosova dhe vendet më pak të zhvilluara, që do të lëshojnë vendin.

“Ky ligj lehtëson lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e punëtorëve për në Gjermani, ka potencial për një fluks të madh, do të presim dhe do ta shohim ndikimin që do ta ketë ky ligj”, thotë Shasha.

Disa të rinj të anketuar thonë se arsyeja se pse do të iknin është mungesa e perspektivës në Kosovë.

Ermira Sylejmani, studente, thotë se do ta lëshonte Kosovën për shkak të kushteve më të mira për punësim që ofrojnë vendet e Bashkimit Evropian.

“Këtu e kryen fakultetin dhe prapë mbetesh në shtëpi. Atje (në vendet e BE-së) të rinjve u japin mundësi më të mira sesa këtu (në Kosovë). Atje e vlerësojnë një student i cili i përfundon studimet, e këtu në Kosovë jo”, thotë Ermira.

Abedin Hoxha, një i ri nga Prishtina, thotë se do të shkonte për punë në ndonjë nga vendet e BE-së dhe atë vetëm për një kohë të caktuar, jo përgjithmonë.

“Ta lëshoj Kosovën përgjithmonë jo, por, për një mundësi më të mirë do të shkoja për një kohë. Do të shkoja për një punë më të mirë, për një të ardhme më të mirë, p.sh në Gjermani do të shkoja të punoj për një kohë. Gjermania të ofron perspektivën më të mirë, por Kosova t’i ofron të tjerat të mira, e ke shtëpinë tënde, familjen e shumë të tjera”, thotë ai.

Numri në rritje i të rinjve për të lëshuar Kosovën, thotë Demush Shasha nga EPIK, ka ardhur si pasojë e zhvillimeve jo të mira ekonomike, politike dhe sociale që po e përcjellin Kosovën.

Në një anketë të Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), të quajtur “Pulsi publik”, e cila ishte publikuar në vitin 2019, pati vënë në pah se më shumë se gjysma e të gjithë të anketuarve në Kosovë kanë deklaruan se çështjet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova janë të lidhura me korrupsionin dhe kushtet socio-ekonomike.

Rreth 50 për qind e të anketuarve janë deklaruar ose të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.

Po ashtu, sipas kësaj ankete të UNDP-së, thuhet se afërsisht gjysma e popullsisë nuk i sheh proceset demokratike në Kosovë nën dritën pozitive dhe as për ekonominë nuk ka pikëpamje pozitive.

Në tre vjetët e fundit edhe bizneset në Kosovë kishin theksuar se edhe përkundër nivelit të lartë të papunësisë në Kosovës, kanë pasur mungesë të punëtorëve.

Ata kishin thënë se kanë pasur probleme në gjetjen e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë, në hotelieri dhe në disa sektorë ku punohen punë sezonale.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jeton jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.

Demografi Rifat Blaku thekson se në bazë të projeksioneve demografike dhe në bazë të qarkut të emigrimit aktual në regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në vitin 2021, Kosova do të ketë një numër më të vogël të popullsisë nga 1.7 milion, sa ishin në regjistrimin e fundit të bërë në vitin 2011.

“Ikja, braktisja së bashku me rënien e lindjeve janë dy ngjarje, zhvillime dhe përjetimet më të rënda të shoqërisë shqiptare meqë bëhet fjalë për tkurrjen e popullsisë, kapitalit më të shtrenjtë kombëtar. Kështu që, duhet më në fund këto të hyjnë në planet e zhvillimit të mesëm dhe afatgjatë. Unë kujtoj që shoqëria shqiptare dhe institucionet e Republikës, duhet që dekadën 2020-2030 ta shpallin si dekadë të krizës, respektivisht të ndërgjegjësimit demografik”, thotë Blaku, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Emigrimi i lartë edhe sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se do të ndikojë edhe në strukturën e popullsisë në vitet vijuese, pasi që vlerësohet se pjesa dërmuese e emigrimit në vitet e fundit, kishte përfshirë grupmoshat e reja kryesisht 25-44 vjeç.

Tags: ByrojaNehat ThaciSHBA-sëShërbimit Korrektues të Kosovës
Postimi i mëparshëm

Amerikani i infektuar me coronavirusin vdekjeprurës, kishte kontakt të ngushtë me të paktën 16 persona

Postimi tjetër

VV-ja ende shpreson që marrëveshja me LDK-në do të bëhet para datës 4 shkurt

Të ngjajshme Postime

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2
Kosovë

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet
Kosovë

Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet

20 January 2026
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
Kosovë

Pejë: Policia jep detaje, pas djegies së veturës së një polici

20 January 2026
Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari
Kosovë

Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari

19 January 2026
Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Kosovë

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

19 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Postimi tjetër
VV-ja ende shpreson që marrëveshja me LDK-në do të bëhet para datës 4 shkurt

VV-ja ende shpreson që marrëveshja me LDK-në do të bëhet para datës 4 shkurt

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu