Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, tha se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se sot në KiE , bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008, integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë për një shoqëri multietnike.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008, integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë për një shoqëri multietnike. Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!/InLajmi/